Drejtësia

SPAK i komunikon mjekut Edvin Prifti akuzat për pastrim parash dhe korrupsion

Gazeta Si – Kardiologu Edvin Prifti u paraqit sot në SPAK, ku pasi qëndroi më shumë se 3 orë, iu komunikuan akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.

Mjeku Edvin Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.

Mallakuçi ishte nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, nga ish-gjyqtarja Enkeleida Hoxha, por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.

Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave. Gjatë kontrollit mjekut prifti iu gjetën afro 380 mijë euro, ndërsa iu sekuestruan 1 milionë euro.

Mallkuçi ishte nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, nga ish-gjyqtarja Enkeleida Hoxha.

Po ashtu, sipas SPAK, ka prova të mjaftueshme që krijojnë dyshime se Prifti kishte ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Mjekut Edvin Prifti iu gjetën në banesë dhe në zyrë 250 mijë euro, si dhe 160 milionë lekë dhe gjykata e la në arrest me burg.

Ai shpesh herë ka kërkuar lirimin e llogarive bankare, duke deklaruar se i ka të justifikuara, por Gjykata e Lartë e ka rrëzuar kërkesën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë