Gazeta Si – Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike, i koduar “Platforma”, është finalizuar edhe në Shqipëri nga SPAK, duke përfshirë disa shtete si Gjermania, Qipro dhe Izraeli.
Në një njoftim zyrtar, thuhet se në Tiranë, me urdhër të GJKKO-së, u ushtruan kontrolle në tre ambiente të ndryshme.
Gjatë ndërhyrjes, u sekuestruan si prova materiale 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm dhe një shumë prej 40,020 eurosh.
Hetimet janë pjesë e një letër-porosie të lëshuar nga autoritetet gjermane dhe kanë në qendër një grup të strukturuar kriminal, i dyshuar për mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online.
Dyshohet se ky grup ka mashtruar mbi 100 persona në disa shtete, duke shkaktuar një dëm financiar që tejkalon 3 milionë euro.
Policia e Shtetit thekson se mbetet e angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar për goditjen e grupeve kriminale që operojnë në fushën e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve financiare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.