Një video me mesazh për të sensibilizuar qytetarët shqiptarë pse duhet të rrinë në shtëpi këto ditë, është përgatitur nga dy të rinj, Henri Koçi dhe Florid Imeraj po që bëhet virale në rrjetet sociale. “Sot trimi rri në shtëpi!’ – është apeli i kësaj video prekëse nga të dy të rinjtë shqiptarët që janë profesionistë në fushën e artit dhe të fotografisë.
Video-mesazhin e tyre e ka publikuar Kryeministri Edi Rama me këtë shënim: “S’jam Edi, po janë dy çuna që s’i njoh që e kanë qarë këtë video. Shikojeni dhe mos lëvizni nga shtëpia, nëse nuk jeni ndër ata që duhet të shkojnë patjetër në punë.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



