John Belushi sot do të ishte 75 vjeç po të ishte ende gjallë. Detaje rreth vdekjes së tij dhe orëve të tij të fundit, zbulohen në një libër, “In The Castle on Sunset”, nga Shawn Levy, ku janë rindërtuar ditët e fundit të aktorit të famshëm.
Më 28 shkurt 1982, John arriti në Chateau Marmont në kushte shumë komplekse, i djersitur dhe i zbehtë.
LEXO EDHE:
Aktori John Belushi në fillimet, sukseset dhe fundin tragjik
Ai vend ishte tani si një shtëpi e dytë, pasi aktori kishte qëndruar atje për më shumë se një muaj, duke u endur në disa suita. Në atë kohë ai po planifikonte filmin e tij të ri, me titull “Noble Rot”.
Megjithatë, puna nuk po shkonte mirë, as menaxherja e as “Paramount Pictures” nuk ishin të kënaqur me rezultatin dhe situata po degjeneronte ngadalë, me Belushi që mungonte në takime, ndërsa dhoma e tij ishte bërë si një stallë derrash dhe kishte humbur vazhdimësinë e higjienës personale.
Shumë mendonin se ishte nën efektin e vazhdueshëm të drogës dhe, sipas Shawn Levy, ata kishin të drejtë, pasi i kalonte ditët duke pirë alkool, tymosur marijuanë dhe duke gllabëruar kokainë, deri edhe heroinë.
Shumë personazhe shkuan për ta parë atë ditë, përfshirë Robin Williams dhe Robert De Niro, të cilët me sa duket kishin marrë kokainë me John Belushi pak para vdekjes së tij.
Në “The Castle On Sunset”, De Niro e ka gjetur dhomën e John një katastrofë të vërtetë, sikur dikush të kishte një sulm të zemërimit.
Më vonë, Robin Williams hyri gjithashtu në apartament, ku u ndal për disa “teke kokainë” dhe disa biseda, dhe më pas u largua nga dhoma, duke u ndier i shqetësuar”, thuhet në librin “In The Castle on Sunset”. /kultplus
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.