Njerez

Sot Dita e Bamirësisë, por Shqipëria ndër të fundit në botë

Raporti më i fundit i Indeksit të Bamirësisë (The CAF World Giving Index) në botë i publikuar nga CAF (Fondacioni i Ndihmës për Bamirësi) me sa duket thyen mitin e mikrpitjes dhe të bamirësisë ndër shqiptarë.

Nga 143 vende të botës, Shqipëria renditet e 108-ta për bamirësi.
Ndër vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi renditet në vendin e 116. Kurse Kosova në të 66-in.

Më pak bamirësit në botë rezultojnë të jenë grekët, të cilët renditen në fund të listës së Indeksit Botëror për Bamirësinë.

Indonezia kryeson Indeksin e Dhënave Botërore CAF për herë të parë.
Përqindja e njerëzve në të gjithë botën që dhuruan para në 2017-n, periudhë kohore kur u krye hulumtimi për raportin e këtij viti - është ende në nivelin e tij më të ulët që nga viti 2013. Dhurimi i parave është rritur në mesin e vendeve të pazhvilluara (nga 40% në 42%), por ka rënë në mesin e vendeve në zhvillim (nga 25% në 24%). Ajo gjithashtu ka rënë në mesin e grupmoshave të moshuara, të cilët historikisht kanë qenë më të prirurit të ofrojnë për bamirësi.

Vendet europiane sipas rtaportit kanë trend rënës.

Hendeku i dhënies për bamirësi midis kontinenteve është ngushtuar vitet e fundit. Një prirje rritëse për Afrikën është shoqëruar me një rënie të vogël për Amerikën.
Qëllimi i Indeksit të Dhënave Botërore të CAF është të sigurojë një pasqyrë në fushën dhe natyrën e bamirësisë rreth botës.

Ky raport jep një pasqyrë unike të tendencave të bujarisë në të gjithë globin. Ai është pika nistore që çel biseda në të gjithë globin se si ne ushqejmë dhe rritim dëshirën e natyrshme për të ndihmuar të tjerët dhe të bashkohemi për të ndërtuar një shoqëri më të mirë, kudo ku jemi.

Raporti shqyrton tre aspekte të sjelljes. Pyetjet që janë në zemër të raportit janë:
- A keni bërë ndonjë nga veprimet e mëposhtme muajin e kaluar?
- Keni ndihmuar ndonjë të panjohur ose dikë që nuk e dinit se kishte nevojë për ndihmë?
- Keni dhuruar para për bamirësi?
- Keni bërë punë vullnetare në ndonjë organizatë?

Indeksi i 2018-s tregon një përmbysje të rënies së bujarisë që kemi parë në të gjithë botën e industrializuar në vitin 2016.

Raporti i fundit sheh trendin drejt rritjes së niveleve të bamirësisë në Afrikë.
Nivelet e bujarisë që vihen re në vende që kanë pësuar për vite me radhë konflikte, luftë ose paqëndrueshmëri është shumë domethënëse. “Kjo tregon vërtet vlerat tona të përbashkëta njerëzore që shkëlqejnë”.- citon raporti.

Raporti i CAF publikohet prej 9 vitesh.

Sipas drejtorit ekzekutiv të organizatës me qendër në Britraninë e Madhe John Lowit, rënia globale e numrit të njerëzve që japin para për bamirësi është një shqetësim, pasi efekti kumulativ i parave që njerëzit japin mund të ketë një efekt të mahnitshëm.

Disa vende tregojnë rënie të mprehtë të nivelit të bamirësisë, “dhe ne do të duhet të shikojmë me kujdes arsyet e mundshme që t'i analizojmë dhe të përcaktojmë nëse paqëndrueshmëria është afatshkurtër apo fillimi i një trendi afatgjatë,” thotë drejtori Loëit.

Sipas tij, më e rëndësishmja është vizioni, të shikosh përtej majave dhe lugjeve vjetore dhe të punosh drejt prirjes rritëse, e cila mund të bëjë një ndryshim thelbësor në jetën e të gjithëve.

CAF është një organizatë bamirëse ndërkombëtare e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, me nëntë zyra që mbulojnë gjashtë kontinente.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë