Gazeta Si- Një vorbull e ftohtë nga Ballkani do të afrohet drejt Mesdheut duke sjellë vranësira, reshje të pakta dhe rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë në fundjavë.
Ditën e premte moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 6/19°C
Zona e ulët 5/23°C
Zona bregdetare 12/23°C
E Shtunë, data 12 Nëntor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, me reshje të pakta në juglindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë në rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 6/11°C
Zona e ulët 5/21°C
Zona bregdetare 12/20°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




