Lajme

Soreca: Shqiptarët duan integrimin, politika të dialogojë

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka apeluar edhe njëherë klasën politike shqiptare të dalë mbi dallimet partiake për të përmbushur objektin kombëtar, hapjen e negociatave me BE.

Ai ka rekomanduar dialogun sërish për politikën shqiptare për të bërë përpara në rrugën e integrimit europian.

Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se: “Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga qershori i kaluar. Ka ende punë për t’u bërë deri në qershorin e ardhshëm.

Është me të vërtetë koha tani për të kapërcyer dallimet partiake dhe për t’u angazhuar në dialog. Për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar që dëshiron të vazhdojë të lëvizë drejt BE-së”.

Deklarata e Sorecës vjen pas vizitës së përfaqësuesve të vendeve të BE-së në vendin tonë. Përfaqësues të 28 vendeve anëtare të vendeve të BE kanë zhvilluar ditën e sotme takime presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë