Lajme

Soreca me kryetaren e KLGJ: Të kemi sa më shpejt një Gjykatë të Lartë funksionale

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.
Në një postim në “Twitter”, ambasadori Soreca shkruan se është njohur me hapjen e pozicioneve për në Gjykatën e Lartë. Sipas Sorecës, me rëndësi është që së shpejti Gjykata e Lartë të jetë funksionale dhe të bëjë një punë të shpejtë e me cilësi.
“Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami, më njohu sot me punën e Këshillit, në veçanti për hapjen e pozicioneve për Gjykatën e Lartë, për të cilën tashmë ka akte rregullatore. Me rëndësi që së shpejti të ketë një Gjykatë funksionale, por edhe të balancohet shpejtësia dhe cilësia e punës”, shkruan Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë