Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në një konferencë për mediat tha se vendet anëtare janë në krah të Shqipërisë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
“Janë histori që të thyejnë zemrën. Trishtimi juaj është trishtimi jonë. Janë me mijëra njerëz që s’mund të kthehen në shtëpitë e tyre ne po punojmë me autoritetet shqiptare për të kthyer normalitet në zonat e dëmtuara, BE dhe vende anëtare kanë ofruar asistencë. Shqipëria nuk është afër vetëm gjeografikisht, por është edhe në zemrat tona. Kanë ardhur ekspertë nga shumë vende. Admirimi ynë shkon tek mijëra njerëz që mbeten unanim që përpiqen të shpëtojnë njerëz të pafajshëm. Dje kam vizituar vetë Durrësin, me prioritet shkollat dhe infrastrukturën e përgjithshme. Të gjitha shqetësimet do të adresohen me ekspertizë ndërkombëtare”, u shpreh ai.
Ndërkohë, ministrja Xhaçka u shpreh se tërmeti ishte shkatërrues, por Shqipëria nuk është vetëm.
“Miku i mirë njihet në kohë të vështira. Shqipëria nuk është vetëm. Tërmeti ishte shkatërrues, por do ia dalim që të ndërtojmë çdo banesë në Durrës dhe Thumanë. Na lëndojnë jetët e humbura. Duhet të kalojë shumë kohë përpara se plagët të shërohen. Bëmë gjithçka për të ndihmuar për cilindo që kishte nevojë për ndihmë. Mes zisë edhe dhimbjes e vetmja gjë e bukur që të jep shpresë është solidariteti i jashtëzakonshëm që vërshoi nga shqiptarët dhe partnerët. Një ngjarje e tillë do të kishte qenë e vështirë të përballohej vetëm”, u shpreh ministrja Xhaçka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




