Ka udhëtuar drejt Gjermanisë trofeu i çmimit të parë të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”. Soprano Carolina Lopez Morena është fituesja e këtij edicionit të 18-të, që solli në skenën e TKOB zërin virtuoz dhe vokalin brilante. Mbrëmjen e së mërkurës, juria ndërkombëtare, ka përzgjedhur sopranon gjermane.
Këtë vit, Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” i dedikoi një moment të veçantë ngjarjeve në Ukrainë.

Regjisor i këtij edicioni ishte ukrainasi Anatolli Solovianenko. Themeluesja e festivalit njëkohësisht drejtore e Operas dhe Baletit, Zana Çela ka thënë se ky bashkëpunimi me Solovianenkon kishte nisur 4 vite më parë, ndërsa u bë realitet në këtë kohë të trishtë dhe mes një lufte që vijon prej më shumë se një muaji në vendin e tij. Nga ana tjetër dy artisët rusë nuk iu bashkuan 15 konkurrentëve në këtë festivalit.
Për dy net nga datat 29-30 mars, krahas interpretimit të arieve më të njohura ndërkombëtare dhe shqiptare shoqëruar nga orkestra e TKOB & trupa e baletit, nën drejtimin e dirigjent Martin Andre nuk kanë munguar as notat e spektaklit dhe modës nga krijimet e studentëve nën udhëheqjen artistike të artistes dhe pedagoges Najada Hamza.
Festivali u organizua nga shoqata Kulturë – Media – Art me mbështetjen e Bashkisë Tiranë. Konkurrentët e edicionit të 18-të ishin nga Ukraina, Shqipëria, Koreja e Jugut, Slloveni, Afrika Jugore, Kina, Zvicra, Serbia, Gjermania, etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



