Sopranoja Ermonela Jaho rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Në një publikim në rrjetet sociale, TKOB shkruan: “Krenaria jonë në çdo skenë ndërkombëtare lirike, Ermonela Jaho, pasi ka “shtegtuar” në mbarë botën, rikthehet aty ku nisi gjithçka: në Shqipëri”.
Koncerti i datës 4 gusht do të sjellë në skenë sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare, si dhe tenorin amerikan Charles Castronovo.
TKOB shprehet se ky koncert që vjen në bashkëprodhim me Prepost Albania, nuk duhet humbur.
“Koncerti ka edhe mbështetjen e institucioneve të rëndësishme në vend dhe partnerëve të TKOB nga biznesi”, thuhet ndër të tjera nga TKOB në faqen e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.