Drejtësia

Sollën në jetë një fëmijë, burg për partnerin e 14-vjeçares në Korçë

Gazeta Si - Gjykata e Korçës caktoi masën “arrest me burg” për një 21-vjeçar, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitura.

Dritson Kurti 4 ditë më parë u bë baba i një vajze me një 14 vjeçare në qytetin e Korçës.

Pas arrestimit nga policia, familjarët kanë kërkuar lirimin e 21-vjeçarit me pretendimin se komuniteti egjiptian i ka zakone martesat në moshë të vogël.

Gjithashtu edhe 14-vjeçarja ka kërkuar lirimin e bashkëshortit të saj, duke shpjeguar se martesa është bërë me pëlqimin e prindërve të saj.

Prej 1 viti ata bashkëjetonin me njëri-tjetrin në banesën e 21-vjeçarit në Korçë, i cili jeton me gjyshen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë