Media Galeri

Skutat më të largëta dhe më mahnitëse të botës

A keni ëndërruar ndonjëherë të lini gjithçka pas për të zbuluar skutat më të largëta të tokës? Fotografi Finn Beales eksploron se si ta bëni pikërisht këtë në librin e tij fotografik “Let’s Get Lost”, botuar nga White Lion Publishing, i cili shpjegon “artin e të humburit”.

Libri premton “pastrim të vërtetë shpiërtëror” me mbi 200 pamje spektakolare të vendeve të largëta dhe të bukura, nga Britania e Madhe, në Argjentinë, deri në Montana të SHBA-ve.

Nga pamjet bregdetare jashtë vëmendjes së turizmit dhe peizazhet e thyer malore, deri te pyjet madhështore dhe shkretëtirat e gjera, ai synon të frymëzojë lexuesit të shkojnë në kërkim të mjediseve natyrore më të jashtëzakonshme në planet.

Në hyrjen të librit të tij, Beales shkruan: Të humbësh na detyron të marrim parasysh situatën tonë dhe të bëhemi më të vetëdijshëm për mjedisin përreth – gjë që nuk është diçka e keqe. Të humbësh është pjesë e një procesi: na ndihmon të përcaktojmë atë që ka më shumë vlerë për ne. Dhe, kur gjejmë atë që kërkojmë, kjo mund të jetë forma më shpërblyese e zbulimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë