Një prej skulpturave të vendosura shumë vite më parë është ajo e ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, në Prekaz të Skenderajt.
Në Kosovën e pasluftës u ngrenë shtatore dhe buste të shumta të personaliteteve të ndryshme. Shpeshherë, ato nxitën diskutime se a i ngjajnë apo jo personit për nder të të cilit ishin ngritur. Numri i saktë i skulpturave nuk dihet, por ato janë me mijëra. Për shumë nuk janë të qarta as kriteret e vendosjes së tyre e disa janë larguar pas kritikave./REL/
Në fund të vitit 2009, në lagjen Dardania në Prishtinë u vendos kjo shtatore e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.Kjo shtatore dhe vendndodhja e saj kanë nxitur diskutime të shumta.Gjatë vizitave të tyre në Kosovë, Bill dhe Hillary Clinton vizituan statujën. Hillary Clinton bëri një fotografi pranë saj.Një bust që mund të mos bie shumë në sy për shkak të vendit ku është vendosur, në lagjen Dardania në Prishtinë, është ai i ish-senatorit amerikan, Bob Dole. Por, çfarë bie në sy në skulpturë është gishti në fytyrën e Dole.Busti i Dole u vendos në vitin 2020, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga ai.Në vitin 2020 në parkun e qytetit të Pejës u vendos shtatorja e medaljistes së artë Olimpike të Kosovës, xhudistes Majlinda Kelmendi.Pas inaugurimit, për këtë shtatore u bënë komente të ndryshme, përfshirë kritika për madhësinë e saj dhe se ajo nuk i përngjante xhudistes. Një prej skulpturave të vendosura shumë vite më parë është ajo e ish-udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, në Prekaz të Skenderajt.Përveç kësaj shtatore në Prekaz, një shtatore tjetër e Adem Jasharit ishte vendosur në Malishevë. Por, pas kritikave të shumta, ajo ishte larguar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.