Media Galeri

Skulptura të bëra nga plastika e oqeanit

Për pesë vitet e fundit, skulptorja Thirza Schaap ka krijuar skulptura delikate nga mbeturinat plastike nga plazhet në vijën bregdetare të Afrikës së Jugut. Artistja, e cila e ndan kohën e saj mes Cape Town dhe Amsterdamit, e ka quajtur projektin “Plastic Ocean”.
“Objektet janë të çrregullta por ato duken bukur,” thotë ajo.
Ekspozita është menduar si një kujtesë e ashpër e rreziqeve të mbetjeve plastike.
 “Është e lehtë të mendosh se nuk është faji yt. Por nëse filloni të kuptoni se mbeturinat mund të kenë qenë tuajat, mund të bëni një ndryshim,”shtoi ajo.
Burimi:The Guardian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë