Gazeta Si- Ivan Gvozdenovic nuk është më trajner i Skënderbeut. Klubi korçar, ka njoftuar këtë të diel largimin e teknikut serb.
“Divorci” mes palëve vjen menjëherë pas humbjes në kampionat, ku juglindorët u mposhtën minimalisht në transfertë nga Laçi.
“Faleminderit Ivan Gvozdenovic! Ivan Gvozdenovic ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin e Skënderbeut. Trajneri është përshëndetur me stafin dhe lojtarët. Skënderbeu e falenderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi”, shkruan klubi.
Tekniku serb ishte në stolin e Skënderbeut prej dy vitesh, pas mori drejtimin në Nëntor të vitit 2022. Gvozdenovic mori drejtimin e bardhekuqve në Kategorinë e Parë, duke i rikthyer në Superiore, aty ku në sezonin e kaluar, siguroi edhe “Final Four”.
Megjithatë rezultatet e këtij sezoni, që e kanë pozicionuar Skënderbeun në vendin e parafundit me 13 pikë, kanë bërë që palët ta ndajnë rrugët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.