Futboll

Skënderbeu i jep leksion Tiranës në ‘Air Albania’, Partizani barazon në Shkodër

Gazeta Si – Java e 21-të e Superiores ka dhuruar një rezultat surprizues. Skënderbeu ka fituar në kryeqytet ndaj Tiranës, me rezultatin 3-4. Korçarët i kanë dhënë një leksion futbolli skuadrës së Ahmatajt në ‘Air Albania’, me 4 gola të shënuar.

Befasia erdhi që në fillim, kur Skënderbeu realizoi 3 herë me Ahanonu, Shaqe dhe Liço. Tirana u kundërpërgjigj me Abazaj dhe Përgjoni. Në pjesën e dytë kryeqytetasit pësuan edhe golin e 4-t, më pas Hoxhallari shtoi vështirësitë, pasi doli nga fusha me karton të kuq.

Tirana vetëm sa shkurtoi diferencën në 3-4, pa mundur të marrë asnjë pikë në këtë sfidë. Fitore me peshë për Skënderbeun, që vinte pas tri humbjeve radhazi dhe tashmë ngjitet në tabelë.

Vllaznia dhe Partizani barazuan 1-1 në Shkodër, me 2 gola të shënuar që në pjesën e parë. Kampionët në fuqi vazhdojnë të lënë pikë të tjera, duke iu larguar kreut të renditjes, që mbahet nga Egnatia.

Rrogozhinasit luajnë të hënën në fushën e tyre me Erzenin. Ndeshja që mbyll javën e 21-të të Superiores është Dinamo-Kukësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë