Drejtoria e Hetimit Tatimor ka arritur të zbulojë një skemë mashtrimi me një vlerë dëmi rreth 1 milion dollarë. Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm subjektesh në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit.
Ndërsa janë ekzekutuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, masat e sigurisë si më poshtë:
Masa e sigurimit arrest me burg për shtetasin Gj. F. 43 vjeç, administrator i subjektit “KRISTIRINA” sh.p.k.
Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen H. M., 50 vjeçe me detyrë kontabiliste.
Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen T. K., 53 vjeçe me detyrë agjente doganore.
Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen E. B., 32 vjeçe me detyrë administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k.
Ndaj këtyre shtetasve rëndon akuza për veprat penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave” të kryera në bashkëpunim.
Strukturat Hetimore, kanë krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e ndërtimit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




