Gazeta Si – Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundi në peshëngritjen shqiptare. Federata ka bërë me dije se Dashamir Caika, presidenti i klubit të Kamzës, ka sulmuar me thikë trajnerin e ekipit Kombëtar, Bashkim Nikolla, si dhe sportistin Bekim Gripshi.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Bosnjë, ku skuadra jonë kishte shkuar për të marrë pjesë në një aktivitet. Nga sa bëhet me dije, presidenti i Kamzës donte të dërgonte në Bosnjë sportistë që nuk e meritonin dhe nuk është lejuar nga Federata e Peshëngritjes. Për këtë arsye ka ndodhur edhe ky sulm i rrezikshëm.
“Në këtë status do të gjeni videon e z.Dashamir Caika, duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e ekipit kombëtar, z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij z.Bekim Gripshi. Në atë aktivitet z.Bashkim Nikolla ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnjë.
Pasi z.Dashamir Caika ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar, ai ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin”, – shkruhet në komunikatën e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Federata Shqiptare e Peshëngritjes bën me dije gjithashtu se pamjet do paraqiten në prokurori. Kjo federatë ka vënë në dijeni edhe kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, dhe kryetarit e KOKSH-it, Fidel Ylli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



