Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Roland Hysi.
Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor vendosën në unanimitet dhe shprehën vendosmërinë për të luftuar pa asnjë kompromis çdo akt apo sjellje që diskrediton rëndë figurën e gjyqtarit.
Gjyqtari Hysi dhe psikologia Elona Meçani u arrestuan ditën e djeshme, pasi akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Po ashtu, Prokuroria regjistroi procedim penal pas publikimit të videos në një emision investigativ ku gjyqtari Roland Hysi merr 500 euro ryshfet dhe i kërkon favore seksuale një gruaje të divorcuar për ti dhënë kujdestarinë e fëmijës.
Po kështu, zonja i jep psikologes Elona Meçani 500 euro të tjera për gjyqtarin tjetër, Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




