Rend dhe Ligj

Skandali për tenderin e byzylykëve, do të rihetohet

Mos funksionimi i byzylykëve për të kontrollin e të dënuarve  që janë në mbikëqyrje me arrest shtëpie ka qenë objekt i seancës dëgjimore në komisionin parlamentar të Sigurisë me ministrin e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Zbatimi i ligjit “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor” duket se është pamundur aktualisht, pasi ministrja Gjonaj ka ngritur dyshime mbi kontratën e lidhur ndër vite, sepse pajisjet e mbikëqyrjes kanë rezultuar me shumë probleme, aq sa ky dikaster ministror dhe Shërbimi i Provës kanë kërkuar që Gjykatat dhe Prokuroritë të mos propozojnë apo të japin më vendime për të dënuarit për mbikëqyrje elektronike, për shkak të pamundësisë së kontrollimit të tyre.

Byzlykë që përdoren për burgosurit në arrest shtëpie

“Ka pasur një sërë rastesh teknike të keq funksionimit të pajisjeve të gjurmimit apo të byzylykëve të konsideruar kështu, që garantonin mbikëqyrjen elektronike nga salla operative e Shërbimit të Provës. Drejtoria e Mbikëqyrjes Elektronike ka njoftuar në rrugë elektronike prokuroritë dhe gjykatat se Drejtoria e Shërbimit të Provës nuk mund të pranojë urdhrat e Ekzekutimit të cilat parashikojnë masat e sigurisë arrest shtëpie nën mbikëqyrjen elektronike, pra me qëllim që Gjykatat të mos japin më vendime me mbikëqyrje elektronike dhe prokuroritë të mos e kërkojnë atë. Sepse për shkak të këtyre problematikave teknike mund të kishim disa shqetësime të tjera që personat të cilët ishin në mbikëqyrje të mos arrinin dot të kontrolloheshin. Ky shqetësim i ngritur më 10.8.2017, ku ministër i Drejtësisë, ishte ministri teknik ishte zoti Bardhi”, deklaroi Gjonaj.

Ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj, duke folur gjate nje mbledhje te komisionit parlamentar te Sigurise Kombetare, ku raportoi ne lidhje me mbikeqyrjen elektronike te personave, të cileve u kufizohet levizja me vendim gjyqesor./ Foto LSA

Tre tenderat e bëra ndër vite

Ministrja Gjonaj gjatë raportimit bëri të ditur se janë kryer tre tendera të ndryshëm. I pari në vitin 2012, ku është nënshkruar tenderi me shoqërinë TPS Global me një vlerë 33 milionë lekësh. Pas dy vjetësh, dhjetor 2014 është lidhur kontrata e dytë për garantuar përsëri mbikëqyrjen elektronike me objekt “Shërbim dhe mirëmbajtje të sistemit mbikëqyrje elektronike në fushën penale”, në një vlerë 68 milionë lekë. Kompanitë që kanë fituar tenderat ndër vite edhe pse të ndryshme kanë pasur si detyrë për të realizuar shërbimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në tërësi dhe kryesisht në rast se probleme me performancën e shërbimit.
“Më 21 .2. 2017 lidhet një kontratë tjetër nga Ministria e Drejtësisë, po përsëri për mbikëqyrjen elektronike dhe përmirësimin e sistemit, me grup kompanish të FaxTecsh, Soft Solution shpk, Raftech shpk në katërfishin e vlerës, në rreth 233 milionë lek dhe kjo kontratë ka kohëzgjatje 4-vjeçare, i shtrin efektet deri në 2021. Drejtoria e Shërbimeve Elektronike ka njoftuar në rrugë elektronike, prokuroritë dhe gjykatat se Drejtoria e Shërbimit të Provës nuk mund të pranojë urdhrat e ekzekutimit të vendimeve që parashikojnë masën e sigurimit me arrest në shtëpi me mbikëqyrje elektronike, pra me qëllim që gjykata të mos japin vendime dhe prokurorit të mos e kërkojnë atë, sepse mund të shkaktonn probleme për sa i përket sigurisë”, sqaroi ministrja Gjonaj. Ndërsa pikëpyetje janë ngritur për faktin se çdo tender ka nisur procedura nga e para, pasi veç shërbimit janë ofruar edhe 300 byzylykë, për të tre prokurimet.

Drejtori i Shërbimit të Provës, Engjëll Hysi bëri të ditur se problemet dalin me pjesën e parë që kanë të bëjnë me pajisjen e gjurmimit, e kjo është problematika me firmën. Ndërsa ministrja Gjonaj ka deklaruar se “problematika në sistem vazhdon edhe në pjesën e dytë të vitit 2017 dhe gjatë 2018. Nga ana ime u nxorën disa urdhra të brendshëm për të kryer hetimin administrativ lidhur me përgjegjësitë e gjithë atyre që kanë pjesë e lidhjes së kontratës duke përfshirë edhe përgjegjësinë e kompanisë, pasi rezultuan një sërë shkeljesh”. Ndërsa për të nxjerrë një raport përfundimtar, veç Auditimit të Brendshëm, është ftuar e Drejtoria e Inspektimit Financiar pranë Ministrisë së Financave, pasi janë konstatuar një sërë shkeljesh për tenderin e fundit të ndërmarrë nga ministria e Drejtësisë.

Mësohet se për shkak të këtyre probleme nga korriku 2017 dhe deri më sot janë dhënë vendime nga Gjykatat për mbikëqyrje elektronike.   

Ndërsa numri maksimal i dhënies së vendimeve nga Gjykatat për mbikëqyrje elektronike ka qenë 93, ndërsa aktualisht ka vetëm 9 të dënuar që janë nën monitorimin e sallës së Shërbimit të Provës.

Deputeti i PS-së, Spartak Braho deklaroi se “tenderat e bëra nga paraardhësi për byzylykët janë për bagëti dhe jo për të kontrolluar njerëzit dhe thojeni troç këtë muhabet dhe të mos i sillemi vërdallë”.

Ermonela Felaj, Spartak Braho gjate nje mbledhje te komisionit parlamentar te Sigurise Kombetar/Foto LSA


Ndërsa prokuroria dhe gjykatat i kanë mbyllur kallëzimin penal për tenderat, problemi i ministrisë së Drejtësisë është fakti se kontrata aktuale parashikon zbatimin deri në vitin 2021, ndërsa prishja e saj e njëanshme mund të ketë një kosto për shtetin shqiptar. Për vetë ministren kjo do të ishte e pavlerë, pasi janë konsumuar 68% e vlerës së 238 milionë lekëve dhe firma ka si detyrim vetëm pjesën e shërbimit dhe të mirëmbajtjes. “Ajo çfarë rezulton unë sot bashkë me stafin ekzekutues të kësaj kontrata jemi në vështirësi është se nuk bëjmë dot asnjë lloj lëvizjeje dhe nuk bëjmë dot as përmirësime reale të këtyre pajisjeve që ndodhen në Ministrinë e Drejtësisë. Na rezulton se 105 janë në gjendje pune, por që janë në gjendje të pa kolauduara. Kemi ngritur grup pune bashkë me firmën që të kolaudojmë këto aparatura, ose të blihen të reja, kjo zgjidhje brenda kontratës së firmës, duke i bërë një aneks shtesë”, theksoi Gjonaj.    

Në pritje të inspektimeve financiare, pritet të paraqiten edhe zgjidhjet nga ana e ministrisë së Drejtësisë, ndërsa nuk përjashtohet depozitimi i një kallëzimi të ri penal. Pas prezantimit të ministres, anëtarët e komisionit shprehën gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë masa në përmirësimin e situatës për zbatimin e ligjit. Kryetarja e Komisionit, në mbyllje të seancës dëgjimore u shpreh se efektet e zbatimit t ë ligjit kanë ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë publike. Kryekomisionerja Ermonela Felaj duke e cilësuar situatën si jo normale kërkoi investigim nga ana e ministrisë ë apo organeve q ë janë pjesë e institucioneve qendrore, përgjegjësia duhet t ë gjendet jo tek nëpunësit e thjesht ë, prokuruesit, por n ë nivele më të larta. Ajo kërkoi që ky hetim të mos kursejë as ministrat e Drejtësisë që kanë përgjegjësi në lidhje me këtë çështje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë