Gjyshja e 14-vjeçares, e cila është ngacmuar seksualisht nga drejtori i shkollës 9-vjeçare Adriatik Haxhillari në Pogradec, ka treguar për mediat se ai i shkruante prej dy javësh në celular. E shqetësuar nga ajo qw po ndodhte, e mitura i ka treguar gjyshërve, pasi prindërtit i ka në Greqi.
Gjyshja e saj shprehet se fillimisht kjo e fundit i ka treguar mësueses kujdestare dhe më pas e kanë marrë vesh ata.
“I ka shkruar çupës në telefon, çupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e ishin ulur poshtë. Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që çupa u ul poshtë. Nuk e di çfarë i shkruante, por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me çupën”.
Ajo thotë se 14-vjeçarja i ka prindërit në Greqi dhe për të kujdesen gjyshwrit. “Vajza prindërit i ka në Greqi, ne kujdesemi për të. Shkuam bashkë në komisariat me çupën tjetër dhe babanë e asaj. Dje na thirrën dhe djalin”.
Ndërkohë ajo shton se drejtori të marrë dënimin që meriton nga autoritetet. “Ne nuk dalim dot jashtë për çupën. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin”.

Sipas gjyshes së të mitur, drejtori ka 4 vite në atë shkollë, ndërsa vajza prej dy vitesh ndjek shkollën në Pogradec, pasi më parë ishte në Tiranë. “Ka 3 ose 4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa çupa ka 2 vite se ishte në Tiranë.”
Drejtori i shkollës në Stropckë aktualisht ndodhet prapa hekurave dhe është në pritje të masës së sigurisë nga Gjykata e Pogradecit.
Ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbërthejë në prani të psikologeve dy vajzat e mitura, të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë gjeste ta pahijshme gjatë mësimit.
Sipas informacioneeve paraprake, mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave, të cilës drejtori i dërgonte mesazhe në telefon në orën 23:00 të natës. Më pas i vëllai ka shkuar të takojë drejtorin dhe dyshohet se e ka goditur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




