Katar 2022

Skaloni: Me Holandën ndeshje e bukur, luajnë dy skuadra sulmuese

Gazeta Si – Lionel Skaloni është gati për t’u përballur me Holandën në çerekfinale të Botërorit 2022: “Të tetë skuadrat që janë ende në garë kanë meritat e tyre dhe synojnë finalen, – ka thënë trajneri i Argjentinës në konferencë shtypi. – Ndeshja me Holandën do jetë e bukur për t’u parë, sepse do të jenë në fushë dy skuadra që sulmojnë”.

Më pas Skaloni është ndalur te gjendja e dy lojtarëve që kanë pasur probleme: “De Paul dhe Fideo (Di Maria) janë stërvitur, por duhet të vlerësojmë më mirë skuadrën. Angel ka bërë vetëm gjysmë stërvitje me grupin, do të flasim dhe do të shohim çfarë do të bëjmë. Është lojtar i rëndësishëm, por në fushë zbret ai që është më mirë”.

Argjentina ne stervitje. Gazeta Si, 8 dhjetor 2022

Për De Paul u mendua se e kishte humbur sfidën me Holandën, duke iu referuar shtypit argjentinas, por trajneri mendon ndryshe: “De Paul është mirë. Stërvitja e fundit ishte me dyer të mbyllura, ku e dini si është De Paul?

Nëse ka një lojtar që nuk stërvitet, nuk ka ndonjë urgjencë për ta bërë këtë publike. Pas ndeshjeve ka gjithmonë lojtarë që stërviten veç, nuk duhet të krijoni alarm. Doni të fitojë Argjentina, apo Holanda?” – u është drejtuar Skaloni gazetarëve argjentinas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë