Asambleja e Pedagogëve ka marrë vendimin e radhës, pas përfundimit të afatit një javor që i kishin lënë qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre të mëparshme.
Në një vendim publik, të marrë nga pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale, si dhe me pjesëmarrjen e asambleve të UT, kanë vendosur:
“Të nisin grevën e pedagogëve
-T’u bëjnë thirrje asambleve të të gjitha fakulteteve të UT që të mblidhen sa më parë për të koordinuar veprimet
-T’u bëjmë thirrje të gjitha asambleve dhe pedagogëve të Universiteteve Publike që t’i bashkohen grevës së përgjithshme”, thuhet në vendimin e tyre.
Ata shprehen të indinjuar nga mungesa e përgjigjes së Ministrisë së Arsimit për kërkesat e tyre dhë në mbështetje të vendimeve të asamblesë së personelit akademik të FSHS të datës 15 janar dhe të takimit të përbashkët të asambleve të UT më 25 Janar.
Më herët ditën e sotme, Kreu i departamentit të Gazetarisë, Mark Marku në një prononcim për median është shprehur se nga takimi me Besa Shahinin nuk është arritur asgjë dhe se i kanë lënë afat deri në darkë për të marrë në konsideratë kërkesat e tyre.
Më tej Marku u shpreh se ministrja u përpoq t’u mbushte mendjen sa i mirë është Pakti për Universitetin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




