Lajme

S'ka “tym të bardhë”, LDK-VV s’lëshojnë pe për Parlamentin

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri, tha se po punohet për arritjen e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje. “Po punohet që të hënën Kosova të ketë ekzekutivin e udhëhequr nga Albin Kurti” tha Haziri, por ka kërkuar që LDK të ketë kryeparlamentarin, kërkesë nga e cila Isa Mustafa nuk heq dorë prej kaq javësh negociata mes dy partive.

“Do të vazhdojmë përpjekjet me takime intensive edhe brenda strukturave edhe me partnerët e koalicionit VV që të arrijmë marrëveshje që të hënën i jep Kosovës qeverinë e re me Albin Kurtin kryeministër. Angazhimi është që marrëveshja të jetë  balancuar dhe i akomodon të dy subjektet e mëdha politike në mënyrë që të hapet rruga që mandatari të krijojë koalicion edhe me partitë e pakicave që nuk përfshijnë Listën Serbe, por pakicat etnike jo-serbe. Angazhimi ynë është që kjo marrëveshje ta ndajë rolin e LDK-së në Kuvend në mënyrë që ekzekutivi dhe kuvendi të koordinohen në hartimin e politikave programore”, tha Haziri.

“Finalizimi i marrëveshjes bie mbi përgjegjësinë e dy partive politike dhe ky angazhim është në funksion të sajë”, shtoi ai. Zyrtari I LDK-së tha se takimet me VV do të vazhdojnë, ndërsa të hënën në ora 11.00 është caktuar seanca e Parlamentit të Kosovës për të votuar qeverinë, por Kurti dhe Mustafa nuk e kanë një marrëveshje. A do të tentojë kreu i VV që të krijojë një qeveri të pakicës nëse nuk gjen paktin me LDK? Të gjitha skenaret janë në tavolinë për sa kohë Kurti nuk jep Kryeparlamentarin, e Mustafa që nuk heq dorë nga ky post.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë