Salla ku monitorohen termetet ne Institutin e Gjeoshkences është në monitorim 24 orë, ashtu si zakonisht, por sidomos tani që tërmeti qe i rëndë. Sipas sizmiologut dhe kreut të këtij instituti, Rexhep Koci «cdo ngjarje e tillë shoqërohet me lëkundje të tjera ». «Edhe tani që po flasim ne po regjistrojmë 75 lëkundje. Nuk parashikojmë dot nëse do të ketë lëkundje të asaj përmase të fillimit. Jemi duke monitoruar. Njerëzve, sidomos atyre që u janë dëmtuar banesat, u themi të dalin prej tyre», u shpreh Koci.
Reagon Presidenti Meta
Presidenti i Republikes Ilir Meta shpreh keqardhjen per termetin qe ka tronditur vendin tone e ne vecanti Qarkun e Durresit dhe Tiranes. Presidenti Meta shpreson per sa me pak deme dhe pasoja nderkohe qe eshte i rendesishem monitorimi i situates ne vazhdimesi dhe informimi i qytetareve nga strukturat pergjegjese shteterore. Presidenti Meta po e ndjek situaten me vemendje dhe shqetesim. Presidenti Meta eshte nisur drejt qytetit te Durresit, ku ishte dhe epiqendra e termetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.