Politike

“Situatë alarmante, të trajtohet me seriozitet”, Meta kërkon masa konkrete pas helmimit në Krujë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar ndaj situatës dy ditore që po ndodh në Kruje, lidhur me helmimin në masë të banorëve që dyshohet të jetë nga uji i pijshëm.

“Me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia.

Qytetarëve të helmuar, ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të rënda dhe afatgjata, si dhe ju shpreh familjeve të tyre të gjithë solidaritetin!

Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar deri më tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare”, thuhet në reagimin e Presidentit Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë