Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në orët e mbrëmjes ka publikuar një status në lidhje me ndikimin që situata e pëmbytjeve ka patur në shkollat e disa zonave të caktuara.
Ajo ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit qëtë bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë që ka deklaruar emrat e shkollave qëcilat nesër nuk do të mund të hapin dyert deri në normalizimin e situatës
“Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona,”thuhet në njoftim.
Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:
-Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë
-Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë
-Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës
– Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë
– Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


