3 persona do të vihen para përgjegjësisë për ndezjen e disa vatrave zjarri në Lezhë dhe Mirditë.
Policia ka arrestuar 66-vjeçarin P.L., banues në fshatin Gjakëz, Mirditë, i cili ndezi zjarr në oborrin e banesës së tij por situata i doli jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe disa banesa të braktisura në fshatin Gjakëz.
Edhe për një vatër zjarri në Lezhë është arrestuar një 52-vjeçar P. L., banues në Zejmen, i cili i vuri zjarrin disa mbeturinave, por zjarri i doli jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe barishte dhe kullota.
Po hetohet në gjendje të lirë Gj. V., 70 vjeçe, banuese në Balldren, Lezhë. Pasi ka ndezur zjarr në kanalin kullues, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me bimësi në fshatin Balldre, Lezhë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Dy persona të tjerë akuzohen për zjarrëvënie gjithashtu nga policia e Korçës për një sipërfaqe pyjore në fshatin Gjonomadh.
Edhe në Gjirokastër janë vënë nën hetim dy persona për dy zjarret e shënuara ditën e djeshme në zonë e Dropullit dhe të fshatit Memaliaj. E njëjta situatë me arrestimet edhe në Berat.
Deri më tani janë arrestuar 22 “piromanë”, nën hetim janë vënë edhe 22 persona të tjerë ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.
Ndërkaq, situata e zjarreve të premten paradite është paraqitur e qetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.