Sistemet e shërbimeve qeveritare do të dalin jashtë funksionit për 10 orë, këtë herë jo prej sulmeve kibernetike.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se duke filluar nga ora 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.
“Kjo ndërhyrje në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik, do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve nëse gjatë ditës së sotme mund të hasni vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike”, thuhet në njoftim.
Një ditë më parë, AKSHI njoftoi se janë rikthyer në funksion të plotë 98 për qind e shërbimeve ishin rikthyer dhe se po punohej për rikthimin edhe të shërbimeve të mbetura. Drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj tha gjithashtu se të dhënat e qytetarëve nuk janë prekur nga sulmi kibernetik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




