Nga Gazeta ‘SI’ – Ministria e Ekonomisë në Shqipëri ka propozuar krijimin e “dritares së vetme” tek Doganat, për ta bërë këtë shërbim më eficient dhe më pak të ekspozuar ndaj korrupsionit.
Në një draft në konsultim, shpjegohet se koncepti i “dritares së vetme”, DVKD, lejon që transportuesit apo tregtarët të depozitojnë informacionin e tyre vetëm njëherë, në formë elektronike, vetëm në një pikë hyrje. Ky ndryshim përkthehet në krijimin e një mjedisi tërësisht elektronik “pa letër”.
Ministria argumenton se koncepti i doganës elektronike është pjesë e planit të “e-qeverisjes” dhe ka për qëllim uljen e burokracive administrative dhe uljen e kostove të transaksioneve tregtare gjatë proçedurave të import – eksportit apo regjimit transit të mallrave në Republikën e Shqipërisë.
Dritarja e Vetme Kombëtare për doganat në Republikën e Shqipërisë është sistemi në të cilin mundësohet shkëmbimi i informacionit dhe bashkëpunimi me mjete elektronike ndërmjet autoriteteve doganore, autoriteteve kompetente dhe operatorëve ekonomikë.
Drafti garanton se DVKD nuk ruan asnjë informacion të shkëmbyer ndërmjet mjedisit të Dritares së Vetme Kombëtare për Doganat dhe sistemeve jodoganore të Autoriteteve Kompetente Bashkërenduese, por vetëm dokumentat.
Kostot e ndryshimeve do të përballohen nga shteti dhe pjesërisht nga një financim 20 mln dollarësh, nga BERZH.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



