Mendim

Siria, Erdogan-Putin përballë momentit të së vërtetës

Më 26 korrik, Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takuan pak para hapjes zyrtare të Samitit të BRICS-së në Johanesburg, të Afrikës së Jugut. Siç ishte parashikuar, bisedimet u dominuan nga Siria dhe marrëdhëniet dypalëshe ruso-turke, të cilat duket se janë në rrezik të jashtëzakonshëm për shkak të përplasjes së interesave të dy vendeve në Siri. Erdogan këmbënguli disa herë për t’u takuar me Putin, për shkak të shqetësimeve serioze rreth situatës në qytetin sirian të Idlibit, si dhe çështjes kurde në Siri.

Turqia druhet se gjatë bisedimeve të profilit të lartë midis Partisë së Bashkimit Demokratik Kurd (PYD) dhe Damaskut, mund të dakordësohet që PYD-ja të mbajë kontrollon në Sirinë veriore. Turqia e konsideron PYD si një organizatë terroriste. Duke u përballur me mundësinë e tërheqjes së SHBA-së, kurdët duket se janë të prirur për të negociuar statusin e tyre të ardhshëm me regjimin sirian. Një burim në ministrinë e jashtme turke, tha se gjatë takimit me Putin, Erdogan i kërkoi ta mbante të informuar për kontaktet me përfaqësuesit kurdë dhe për t’u koordinuar me Turqinë për çdo lëvizje mbi çështjet kurde në Siri.

Presidenti Erogan dhe Vladimir Putin takohen në Johanesburg

Çfarë rrezikon Turqia në Siri?

PYD dyshohet gjithashtu se po diskuton me presidentin Bashar al Assad mundësinë e hapjes së zyrave të saj në rajonet e tjera siriane dhe integrimin e luftëtarëve të saj në forcat e regjimit. Për t'i bërë gjërat edhe më keq për Ankaranë, PYD duket të jetë e përgatitur për t'u bashkuar me ushtrinë shtetërore siriane për betejën e ardhshme në Idlib. Në këmbim, kurdët presin që Damasku t’u kthejë kontrollin e Afrin dhe Manbij, dy rajone të synuara nga forcat turke. Ato shihen në Turqi si një pikë strategjike për një ofensivë të përbashkët ushtarake kurdo-siriane kundër grupeve që janë nën patronazhin e Turqisë.

Situata e Idlibit është me të vërtetë shqetësuese për Turqinë, pasi pranë qytetit ndodhet një zonë ku nuk lejohen luftimet, garant për të cilën kanë dalë Turqia, Rusia dhe Irani. Erdogan ka ndërtuar plot 12 pika vëzhgimi, përreth saj dhe ka vendosur dhjetëra ushtarë në secilën prej tyre. Megjithatë, Damasku dhe aleatët e tij kanë arsyet e tyre për të goditur sa më shpejt që të jetë e mundur Idlib. Assad e kupton qartë se, në mënyrë që të arrijë triumfin të plotë, duhet të shtjerë në dorë qytetin. Ai duket se nuk mendon shumë nga pikat vëzhguese turke në zonë, duke bërë që Turqia të forcojë pikat e saj të vëzhgimit me mure çimentoje.

Tanket turke ne Siri

Përplasje interesash

Por Rusia është pro kësaj beteje, pasi dëshiron të garantojë sigurinë e bazën ajrore ruse Khmeimim nga sulmet gjithnjë e më të shpeshta të terroristëve. Putin u tregua i hapur ndaj kërkesave të Erdoganit, pasi i intereson të vazhdojë bashkëpunimin dypalësh me Turqinë, por nuk ka siguruar anulimin e ofensivës së Idlibit. Nga ana tjetër, këshilltari i Erdoganit, Yasin Aktay tha se Turqia do të braktisë bisedimet e Astanas sapo të fillojë kjo betejë. Si kundërpërgjigje, Erdogan do të rifillojë mbështetjen e plotë ushtarake për opozitën siriane në Idlib.

Putini dhe Erdogani nuk arritën në një zgjidhje të përbashkët për çështjen Idlibit gjatë takimit të Johanesburg, por çështja do të diskutohet më tej si në takimin e Soçit pas disa ditëve, si edhe gjatë samitit midis Putinit, Erdoganit dhe presidentit iranian Hassan Rouhani, në fund të gushtit. Është e qartë se jetë jashtëzakonisht e vështirë për Moskën dhe Ankaranë të gjejnë një konsensus mbi Idlibin. Rusia ka shumë mundësi të detyrojë grupet e moderuara të opozitës të pajtohen me regjimin, por kjo qasje nuk ka gjasa të pranohet nga Ankaraja.

Ajo ka dërguar në Moskë një sërë propozimesh, që përfshijnë mbajtjen e një konference të sponsorizuar nga Turqia që do të bashkonte të gjitha grupet e opozitës, përfshirjen e fraksioneve militante në një ushtri kombëtare siriane të mbikëqyrur nga Ankaraja dhe kalimin e të gjitha armëve të rënda nën kontrollin e ushtrisë turke. Ndonëse të gjitha këto propozime  janë ende në diskutim e sipër, pyetja kryesore pas takimit në Johanesburg është nëse Moska është e përgatitur të ndajë pushtetin me Erdogan. Nëse po, për sa kohë?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë