Gazeta Si – Turistët? Ata shpesh sillen shumë keq. Shembujt përfshijnë dëmtimin e monumenteve të lashta dhe të çmuara, siç janë shatërvanët e Romës të transformuar në pishina në ditët e verës, grafitet e lëna në Kolose dhe “selfie”-t në poza të papërshtatshme pranë statujave dhe pikturave të paçmuara.
Fenomeni madje ka edhe një emër: “sindroma turistike”: është tendenca për t’u sjellë më pa respekt ose duke kaluar kufijtë, madje duke u angazhuar në veprime që dikush nuk do t’i bënte kurrë në jetën e përditshme.
Një sondazh analizoi fenomenin duke intervistuar dhjetëra udhëtarë: 56% e tyre pranuan se silleshin gjatë udhëtimit në mënyra që normalisht nuk do t’i bënin kurrë në shtëpi. Dhe midis udhëtarëve më të rinj, përqindja tejkalon afërsisht 70%.

“SINDROMA TURISTIKE” – Disa nga këto sjellje, janë aq ekstreme ose imagjinative, saqë përfundojnë në gazeta: dikush bëri një selfie lakuriq në Piramidën e Madhe të Gizës në Egjipt, dikush rrëzoi një mur me kryevepra në kërkim të një “selfie” perfekte brenda një galerie arti, dikush u kap duke hedhur monedha në motorin e një aeroplani, sepse “sjell fat të mirë”.
Rastet e sjelljes ekstreme nga udhëtarët, vetëm vitin e kaluar, arritën në 120,000, një rritje gjashtëfish (+512.2%) krahasuar me 19,600 të vitit të kaluar.
Ky është një nga gjetjet e një sondazhi mbi sjelljen e udhëtarëve amerikanë të kryer nga platforma globale e ruajtjes së bagazheve, “Radical Storage”, e cila shqyrtoi veprimet dhe zakonet e 1,200 amerikanëve gjatë udhëtimit.
Mbi 56% e të anketuarve, pranuan se silleshin gjatë udhëtimit në mënyra që normalisht nuk do të silleshin në jetën e tyre të përditshme, me kulme prej mbi 70% midis Gjeneratës Z.
Pushimet perceptohen si një hapësirë lirie, ku është më e lehtë të shkëputesh nga rutina dhe t’i lejposh vetes shumë gjëra.

Shumë udhëtarë, pasi largohen nga shtëpia, ndihen më pak të detyruar nga normat shoqërore që normalisht udhëheqin sjelljen e tyre, duke iu nënshtruar sjelljeve që askush normalisht nuk do t’i lejonte, por që perceptohen si të tolerueshme, nëse jo edhe “të lejueshme” gjatë një udhëtimi argëtues.
SHKELJA E LIGJIT – Shkeljet tipike të “sindromës turistike” përfshijnë pozat pa respekt pranë statujave ose monumenteve historike, zënien e zonave të përbashkëta ose shezlongjeve në vendpushimet bregdetare, ose mbledhjen e bimëve, rërës ose elementëve të tjerë natyrorë në vende ku nuk lejohen.
Megjithatë, është një gjë të përfshihesh në sjellje të vrazhdë ose shoqërisht të dyshimtë dhe krejt tjetër të shkelësh ligjin: më shumë se katër në dhjetë turistë amerikanë, pranojnë se kanë shkelur ligjin të paktën një herë gjatë pushimeve, ndërsa gati gjysma rrëfejnë se kanë bërë diçka jashtë vendit që nuk do ta bënin kurrë në vendin e tyre.
Ndërgjegjësimi për sjelljen e tyre është gjithashtu i dukshëm: rreth gjysma e të intervistuarve thanë se ndiheshin të turpëruar, në retrospektivë, nga sjellja e tyre gjatë një udhëtimi.
Çfarë ndodh kur kapesh në flagrancë dhe rrezikon një gjobë ose më keq? Gati 50% pranojnë se kanë luajtur “kartën e turistëve”, duke bërë sikur nuk i dinë rregullat lokale për të shmangur telashet.

HOTELE, ALKOOL DHE TRADHTI – Çfarë ndodh kur shkoni në një hotel ose apartament me qira për të qëndruar gjatë natës?
Në këtë rast, “sindroma turistike” manifestohet përmes tendencës për të vjedhur të gjitha llojet e objekteve, të marra si suvenire ose thjesht për t’u mburrur.
Plot 85% e të intervistuarve pranuan se kanë vjedhur diçka nga një hotel, megjithëse në shumicën e rasteve ishin thjesht artikuj tualeti ose pajisje të vogla të ofruara për mysafirët.
Megjithatë, ndonjëherë njerëzit marrin gjëra që nuk duhet t’i kenë, si artikuj bufe mëngjesi, të marra për t’u konsumuar në një kohë të ndryshme të ditës, si dhe rroba banje, pantofla, peshqirë, pjata dhe madje edhe varëse rrobash.
Për më tepër, mbi gjysma e udhëtarëve raportojnë se konsumojnë më shumë alkool gjatë pushimeve sesa zakonisht, ndërsa më shumë se 40% rrëfejnë se e kanë tradhtuar partnerin/en e tyre gjatë pushimeve.
Çfarë ndodh atëherë, kur kapeni në flagrancë dhe rrezikoni një gjobë ose një qortim? Pothuajse 50% pranojnë se luajnë “kartën e turistëve”, duke u shtirur sikur nuk i njohin rregullat lokale për të shmangur problemet.

PSE SILLEN KEQ GJATË PUSHIMEVE – Gjatë pushimeve, njerëzit përfundojnë duke u sjellë në mënyra që nuk do t’i toleronin kurrë në shtëpi. Pse? Arsyet më të përmendura janë se festat janë një kohë për t’u “relaksuar dhe argëtuar” (40.6%), ose sepse gjatë pushimeve ata inkurajohen të “dalin nga zona e tyre e rehatisë dhe të krijojnë kujtime” (40.3%) dhe “sepse mund të sillen ndryshe kur askush nuk i njeh” (29.4%).
Në një pikë, shumë duket se bien dakord: mediat sociale çojnë në sjellje më të keqe gjatë pushimeve (49.1%).
Veprime të tilla shpesh perceptohen si të padëmshme nga turistët, por ato mund të krijojnë tensione serioze me komunitetet lokale ose të shkaktojnë dëme në trashëgiminë kulturore dhe mjedisore.
Paradoksalisht, vetë udhëtarët duket se janë të vetëdijshëm për këtë: pavarësisht pranimit të sjelljes së tyre të keqe, shumica e njerëzve (61.4%) mendojnë se duhet të ketë ndëshkime më të ashpra për ata që sillen keq gjatë pushimeve.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje