Arsim

Sindikata nuk tërhiqet, bojkoti i pedagogëve në ditën e dytë

Sot është dita e dytë e protestës së pedagogëve. Ashtu siç kishin paralajmëruar, në orën 10:00 të gjithë pedagogët kanë dalë nga auditoret dhe janë vendosur në oborret e Fakulteteve përkatëse.

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ka pasur bojkot të plotë të mësimit, ndërsa në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë ka pasur disa pedagogë që kanë vijuar mësimin normalisht duke mos u bërë pjesë e bojkotit.

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës ka bojkot të plotë të mësimin.

Ndërsa tek Politekniku janë mbledhur pedagogë të fakulteteve të tjera që në orën 10:00 dhe do të qëndrojnë në oborrin e Universitetit deri në orën 12:00.

Edhe disa prej Universiteteve të rretheve i janë bashkuar thirrjes së sindikatës së pedagogëve për të bojkotuar mësimin.

Bojkoti ka vijuar në Universitetin e Durrësit Aleksandër Moisiu, ku në asnjë sallë nuk është zhvilluar mësimi. E njëjta situatë ka ndodhur dhe në Universitetin e Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’, ku mësimi u bojkotua në orën 10:00.

Në Elbasan jo të gjithë pedagogët i janë bashkuar bojkotit.

Edhe në Shkodër ka pasur bojkot të plotë të mësimit ndërsa në Universitetin “Eqerem Cabej” në Gjirokastër kishte disa pedagogë që vijuan me mësimin normalisht.

Bojkot kishte edhe në Korçë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë