Arsim

Sindikata e pedagogëve thirrje stafeve akademike: Bashkohuni në protestën e datës 5 tetor

Sindikata e pedagogëve iu ka bërë thirrje stafeve akademike që t’i bashkohen protestës së 5 tetorit, para Universiteti Politeknik në Tiranë.

Në një njoftim për mediat, kryetari i sindikatës Aleksandër Kovaçi tha se po ushtrohet presion direkt dhe indirekt ndaj kolegëve për mos të marrë pjesë në protesta.

“Na u bashkoni që të bëhemi bashkë më 5 tetor në orën 11:00 tek Politekniku. Nuk po kërkojmë vetëm rritje pagash, pasi vlera e punës tonë është më shumë se çdo vlerë monetare. Do qëndrojmë fort për të konkretizuar kërkesat tona legjitime”, ka thënë ai duke ftuar edhe gjithë pedagogët nëpër rrethe që të mbështesin protestën e tyre.

“Le ta bëjmë këtë godinë simbolin e qëndresës”, ka thënë ai duke shtuar edhe një thirrje kundrejt drejtuesve të institucioneve arsimore.

“Qëndroni në lartësinë e detyrës, mos intimidoni pjesëmarrjen në këtë protestë të stafit. Ne do të qëndrojmë fortë deri në plotësimin e kërkesave”, tha përfaqësuesi i sindikatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë