Sport

Simone Biles në histori, kryen një kërcim që deri tani ishte bërë vetëm nga meshkujt

Gazeta Si – Gjimnastja amerikane hyn në histori me ekzekutimin e një ushtrimi mjaft të vështirë, kërcimin e dyfishtë Jurçenko, deri tani i bërë vetëm nga meshkujt.

Simone Biles është rikthyer. Kampionia amerikane, pas tërheqjes në garat e Lojërave Olimpike të Tokios për një bllokim psikologjik, ka shkëlqyer në kualifikueset e Botërorit në qytetin ku ka fituar medaljet e para botërore, në Anversë.

Ajo ka bërë një kërcim prej legjende, duke kryer ushtrimin Jurçenko të pikut të dyfishtë. Një ushtrim që deri tani ishte kryer vetëm nga meshkujt, ndërsa tani merr emrin e gjimnastes 26-vjeçare, 4 herë kampione olimpike. Biles është femra e parë që arrin ta realizojë këtë ushtrim.

Kërcimi i amerikanes është vlerësuar me 15.266 pikë, ndërsa në fund të 4 kërcimeve ajo grumbulloi në total 58.865 pikë. “Ia doli! Vetëm këtë mund të them”, – ka thënë i lumtur trajneri i saj, francezi Laurent Landi. “Shpresoj që njerëzit ta kenë kuptuar që kjo është hera e vetme në jetën e tyre që kanë parë këtë ushtrim të kryer nga një femër’, – ka shtuar më tej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë