Sport

Simon Yates fitoi ‘Giro d’Italia 108’ – Olav Kooij fitoi etapën e fundit

Çiklisti britanik Simon Yates që pedalon për “Team Visma | Lease a Bike” fitoi “Giro d’Italia 108”. Në vendet 2 dhe 3 u klasifikuan respektivisht Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) e Richard Carapaz (EF Education – EasyPost). Ky edicion i “Giro d’Italia” startoi në Durrës, kaloi në Tiranë dhe etapën e 3 e zhvilloi në qytetin e Vlorës.

Klasifikimi i përgjithshëm
1 – Simon Yates (Team Visma | Lease a Bike)
2 – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 3’56”
3 – Richard Carapaz (EF Education – EasyPost) + 4’43”
4 – Derek Gee (Israel – Premier Tech) + 6’23”
5 – Damiano Caruso (Bahrain Victorious) + 7’32”

Në përfundim të edicionit të 108, Simon Yates do të deklaronte: “Sinqerisht nuk e besoj ende! Një moment i jashtëzakonshëm në karrierën time… Nuk mund të jem më shumë se kaq krenar për skuadrën gjatë këtyre 3 javëve. Ishte diçka e bukur mundësi e fitores së etapës së fundin me Olav [Kooij], pasi në këtë mënyrë ruajtëm përqëndrimin deri në fund. Jemi në një moment që definon karrierën time”.

Bluza Rozë – Simon Yates (Team Visma | Lease a Bike)
Bluza Çiklamin – Italian Trade Agency – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
Bluza e Kaltër – Lorenzo Fortunato (XDS Astana Team)
Bluza e Bardhë – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)

Ndërkohë Olav Kooij që pedalon për “Team Visma | Lease a Bike” fitoi etapën e 21, cirkuitin Roma-Roma, i gjatë 143 km. Në vendet 2 dhe 3 u klasifikuan respektivisht Kaden Groves (Alpecin-Deceuninck) dhe Matteo Moschetti (Q36.5 Pro Cycling Team). Shumë i kënaqur edhe Kooij që në përfundim deklaroi: “Nuk mund të dëshiroja një fundjavë më të mirë. Dje ishte një ditë e jashtëzakonshme për skuadrën ndërsa sot shkarkova gjithçka më kishte mbetur në këmbët e mia. Edhe pse jo gjithmonë është e lehtë të realizohet, ne kishim një plan për sot dhe besuam deri në fund. Me Edo [Affini] e Wout [van Aert] dhamë gjithçka. Ishim në pozicion perfekt. Isha i kënaqur me paraqitjen time në “Giro”. Por të fitosh në Romë është diçka vërtetë speciale”.

Libri i Artë në “Giro d’Italia”
5 Alfredo Binda (ITA), Fausto Coppi (ITA), Eddy Merckx (BEL)
3 Giovanni Brunero (ITA), Gino Bartali (ITA), Fiorenzo Magni (ITA), Felice Gimondi (ITA), Bernard Hinault (FRA)
2 Carlo Galetti, Costante Girardengo, Giovanni Valetti (ITA) 2, Charly Gaul, Franco Balmamion (ITA), Jacques Anquetil (FRA), Giuseppe Saronni (ITA), Miguel Indurain (ESP), Ivan Gotti (ITA), Gilberto Simoni (ITA), Paolo Savoldelli (ITA), Ivan Basso (ITA), Alberto Contador (ESP), Vincenzo Nibali (ITA)
1 SIMON YATES (ENG)

Fituesit sipas shteteve
69 Itali
7 Belgjikë
6 Francë
4 Spanjë, Britani e Madhe
3 Zvicër, Rusia
2 Kolumbi, Slloveni
1 Luksemburg, Sued, Irlandë, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Holandë, Ekuador, Australi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë