Nga Gazeta 'Si'- Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë hequr një billboard në Zveçan, me fotografi të personaliteteve të ndryshme - përfshirë presidentin e Serbisë e Rusisë - me arsyetimin se nuk do të lejohen simbolika të personave që kanë qasje agresore ndaj Kosovës.
Përveç presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe atij serb, Vladimir Putin, në billboard janë parë edhe fotografitë tenistit serb, Novak Gjokoviç kirurgut serb, Zoran Krivokapiç, diplomatit Jugosllav Kostiç, ish-drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç dhe kryetarit të Komitetit të Republikës Sërpska për ndihmë për serbët në Kosovë, Milorad Arllovit.
"Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë", shkroi Sveçla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.