Media Galeri

Simbole që nuk kanë munguar kurrë në një kurorëzim

Nga diamantet e mëdha deri te shpatat e zbukuruara, këto janë simbolet e paçmueshme që do jenë pjesë e ditës më të rëndësishme të Mbretit Charles III.

Vitet e fundit, britanikët kanë qenë dëshmitarë të dasmave mbretërore dhe festimeve jubilare, por pakkush e ka parë kurorëzimin e një mbreti apo mbretëreshe, ku shumë detaje kanë mbetur të pandryshuara për më shumë se një mijë vite.

Ceremonia më 6 maj, e drejtuar nga kryepeshkopi i Canterbury-t Justin Welby, zhvillohet në Westminster Abbey të Londrës, Kisha e kurorëzimit që nga viti 1066. Është një rast solemn ku Kisha dhe shteti bashkohen për të caktuar zyrtarisht monarkun si udhëheqësin e tyre me fuqi mbretërore.

Këtu janë disa nga simbolet e kurorëzimit që nuk kanë ndryshuar për dekada.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë