Kombetarja

Silvinjo entuziast: Ndeshje e shkëlqyer, po ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme

Gazeta Si – Arkitekti i kësaj Shqipërie fantastike, trajneri Silvinjo, është munduar të vetpërmbahet pas fitores së madhe me Çekinë. Ai nuk e fshehu lumturinë, por theksoi se asgjë nuk ka mbaruar ende. Braziliani pohoi se po ndërtohet diçka e rëndësishme te skuadra kuqezi.

“Ishte një ndeshje e fituar më shumë vuajtje, sigurisht. Së pari dua të falënderoj tifozët që kishin ardhur, shumë e bukur të shikosh 23 mijë tifozë që të mbështesin. Për sa i përket garës, ishte shumë e fortë dhe fizike. Unë mendoj që kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer.

Ne punojmë për të fituar, gjithsesi ata janë një skuadër shumë e fortë, edhe pse fituam me 3 gola. Nëse do të ishim 11 kundër 11, do të ishte shumë e vështirë. Ky është një grup që bëhet i fortë çdo ditë e më shumë. Janë karakteristikat e lojtarëve, Uzuni, Seferi, Muçi, Bajrami janë lojtarë që e kërkojnë shumë sulmin.

Kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar asgjë. Garë perfekte, por nuk ka mbaruar.
Marrëdhënia me lojtarët dallohet edhe me sy. Ishte shumë e bukur të shikoje shpirtin e garës. Ishte diçka fantastike. I falenderoj shumë, ju them gjithmonë atyre se nuk jemi 11, por jemi 23. Ne po ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme. Mungon akoma shumë rrugë, por deri tani kemi bërë gjëra shumë të rëndësishme. Jam i kënaqur me gjithçka.

Asani, Bajrami, Seferi, Uzuni, janë lojtarë që marrin qendrën dhe godasin portën. Kemi edhe shumë lojtarë të tjerë shumë të mirë që gjuajnë nga distanca, si Laçi, etj. Duhet të presim, sepse kemi edhe dy ndeshje të tjera. Të shikojmë dhe sa pikë do marrim”, – u shpreh trajneri Silvinjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë