Gjatë një patrullimi rutinë policia e Fierit ka bërë të mundur ndalimin dy të rinjve që qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike me vete. Të rinjtë ishin duke lëvizur me një mjet tip “Renault” nga Durrësi në Fier dhe patrulla e policisë, pasi ka pikasur disa lëvizje të çuditshme të mjetit është vënë në ndjekje të tyre. Në makinë ishin tre shtetasit me inicialet, F.K, 22 vjeç, K.Gj, 22 vjeç dhe A.P, 29 vjeç, që të tre banues në qytetin e Durrsit. Mësohet se gjatë ndjekjes njëri prej pasagjerëve ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër janë kapur në flagrancë.
Gjatë kontrollit në automjet policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me silenciator së bashku me karikator me fishekë, si dhe një dozë me lëndë narkotike Kanabis Sativa.
Mbi tre të rinjtë rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Armbajtje pa leje” dhe “Moskallzim krimi”. Sakaq policia bën me dije se po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe qëllimit të lëvizjes së këtyre personave të armatosur nga Durrësi në Fier si dhe për kapjen e personit të shpallur në kërkim apo edhe të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në veprimtari të mundshme kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




