Nga Gazeta ‘SI’ – Skandalet e vazhdueshme me kontrollin ushqimor në Shqipëri kanë detyruar ministrinë e Bujqësisë të ndryshojë formulën e menaxhimit.
Sipas një drafti në konsultim, parashikohet krijimi i 3 institucioneve të reja që do të kryejnë kontrollet e e produkteve në çdo fazë të procesit.
Autoriteti kompetent për kryerjen e kontrollit zyrtar është institucioni përgjegjës për kryerjen e kontrollit zyrtar, IKPZ, kontrollet në pikat kufitare do t’i kryejë IPKPKK, ndërsa IPAT do të jetë përgjegjës për kryerjen e aktiviteteve të tjera.
Autoritetet do të jenë të fokusuara në identifikimin e rreziqeve që lidhen me kafshët, përdorimin e substancave që ndikojnë në sigurinë ushqimore, OMGJ-të, mbrojtjen e bimëve si dhe do të kontrollojnë operatorët dhe veprimtaritë e tyre.
Kontrollet zyrtare kryhen pa njoftim paraprak, përveç rasteve kur njoftimi paraprak është i nevojshëm dhe i justifikuar. Ato fokusohen në çdo proces të biznesit, si gjurmueshmëria, etiketimi, prezantimi, reklamimi dhe materialet përkatëse të paketimit, duke përfshirë materialet që janë të destinuara të vijnë në kontakt me ushqimin.
Projektligji i ri parashikon gjoba nga 100-300 mijë lekë për operatorët që nuk kanë kushtet e duhura për prodhim apo transport të produkteve dhe 1-2 mln lekë gjobë, në rastet kur subjekti kryen aktivitetin në njësi të paregjistruar ose të pamiratuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



