Lajme

Siguria ushqimore, penalitetet e AKU. Asgjëson 19 mijë ton produkte

Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit ka realizuar 357 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.

Autoriteti bën me dije se ka dhënë 2 masa administrative, njëra për arsye të tregtimit të mishit pa vulë në një subjekt ku janë sekuestruar edhe 38.5 kg mish, si edhe në një tjetër subjekt u vendos masë administrative për analiza jo-konform të farës së misrit.

Gjithashtu janë asgjësuar 19.065 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit, si edhe janë marrë 32 mostra për analizim në të gjithë vendin.

AKU thotë se ka vijuar këshillimi dhe orientimi në të gjithë subjektet përpunuese dhe tregtuese me qëllim forcimin e kushteve të sigurisë ushqimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë