Lajme

Siguria rajonale, Komanda e Operacioneve Speciale në Europë vendoset në Shqipëri

Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën (SOCEUR), ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale, me rotacion.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka pëshëndetur vendimin dhe shkruan se kjo është hera e parë që ngrihet një shtab i përgjithshëm në vendin tonë.

Ajo shton se kjo është një mënyrë shumë e mirë të për nisur Vitin e Ri dhe se një akt i tillë është me rëndësi për rajonin.

“Shkëlqyer për të nisur Vitin e Ri me zhvillime të rëndësishme në marrëdhëniet e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Hera e parë që Shtetet e Bashkuara vendosin një seli të këtij lloji në Shqipëri. E rëndësishme për sigurinë rajonale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë