Nga Gazeta Si- 71 për qind e shqiptarëve thonë se ndjehen të sigurt për të ecur natën në zonat ku jetojnë. Në raportin e fundit të Gallup, vihet në dukje se Shqipëria është e pozicionuar më mirë se Italia, ku vetëm 60% e qytetarëve ndihen të sigurt, apo Greqia me 64%, Serbia dhe Bosnja por më poshtë se Mali i Zi dhe Kosova.
Në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, Shqipëria regjistron 85 pikë, një pikë më shumë se 1 vit më parë, duke u pozicionuar mbi Italinë, e cila ka 82, dhe shumë më lart se Greqia, e cila renditet me vetëm 73 pikë.
Ky rezultat tregon se shqiptarët kanë një nivel më të lartë besimi tek institucionet e rendit krahasuar me fqinjët jugorë.
Megjithatë, krahasuar me Kosovën, e cila shënon 94 pikë, Shqipëria mbetet pas.
Në Kosovë, pothuajse 9 nga 10 qytetarë raportojnë se ndihen të sigurt natën, duke e bërë atë një nga vendet me përmirësimet më të dukshme në rajon.
Krahasuar me vendet kryesuese, Shqipëria qëndron larg niveleve të tyre. Singapori është vendi më i sigurt, ku 98% e popullsisë shprehet se ndihet e sigurt, apo Tajikistani me 95%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



