Rend dhe Ligj

Siguria në plazhe, policia: Asnjë tolerim për ata që shkelin perimetrin e sigurisë

Gazeta Si – Në mes të sezonit turistik për mbarëvajtjen e tij, drejtues të Policisë së Shtetit kanë inspektuar këtë të mërkurë portin e Sarandës dhe Ksamilit.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, bashkë me Shefin e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë Fadil Veli dhe Shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë Gerald Toska, kanë parë nga afër zbatimin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në këto zona tusistike.

Boshnjaku ka thekuar se Policia e Shtetit është mjaft e angazhuar dhe do të vijojë të jetë e tillë, gjatë gjithë sezonit turistik, me qëllim që qytetarët të pushojnë të qetë dhe të sigurt.

Sipas tyre, nuk do të ketë asnjë tolerim për ta persona që shkelin perimetrin e sigurisë në plazhe.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën bregdetare, nga Borshi deri në Ksamil, janë ndëshkuar me masa administrative 25 përdorues të mjeteve lundruese, për shkelje të rregullave të lundrimit në det dhe për cenim të sigurisë së pushuesve”, – tha Fadil Veli.

Inspektimi nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, në terren, për zbatimin e masave për sezonin turistik, do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe në zonat turistike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë