Hapat për të votuar:
-Para se të niseni për të votuar merrni me vete dokument identifikimi, pasaportë ose kartën e identitetit.
-Trego dokumentin e identitetit përpara Komisionit të Qendrës së Votimit.
-Komisioni i Qendrës së Votimit do të skanojë dokumentin tuaj të identitetit nëpërmjet Pajisjes së Elektronike të Identifikimit dhe më pas nënshkruaj duke lënë shenjën e gishtit.
-Merr fletën e votimit dhe sigurohu që të jetë e vulosur me dy vula, në faqen që nuk janë të shënuara subjektet zgjedhore.
– Shëno me shenjën X ose + brenda kuadratit të bardhë përbri preferencës tënde, në fletën e votimit. Kjo votë vlen edhe si votë për partinë/koalicionin të cilit i përket kandidati.
-Palos fletën e votimit në dhomën e fshehtësisë, në mënyrë që zgjedhja juaj të mos identifikohet dhe të paktën një nga vulat të jetë e dukshme.
-Hidh fletën në kutinë e votimit dhe largohu nga Qendra e Votimit.
Kujdes!
Ju nuk mund të votoni për një parti dhe për kandidatin preferencial në listën e një partie tjetër. Kjo e bën votën të pavlefshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.