Mediat italiane kanë publikuar disa pamje të grabitjeve të shtëpive dhe lokaleve nga ana e shqiptarëve. Janë tetë persona që kanë përfunduar në prangat e autoriteteve. Masat e arrestit ndaj tyre erdhën pas një hetimi shumëdimensional dhe kompleks, të kryer nga prokurori publik të koordinuar nga stacioni policor Grazzanise.
Hetimet ndaj grupit nisën në gusht të vitit 2017, duke goditur fenomenin alarmant të vjedhjes së bareve dhe banesave në territorin e Caserës dhe në krahinat e afërta të Beneventos, Latina, Salerno dhe Frosinone.
Deri më tani, është zbuluar autorësia e 8 vjedhjeve, 6 prej të cilave nëpër shtëpi. Skema e përdorur nga grabitësit ishte thuajse gjithnjë e njëjtë. Grupi kryente inspektime në zonat ku do të goditej, dhe më vonë riktheheshin për të realizuar grabitjen.
Grupi ishte i strukturuar dhe për të mos u zbuluar në përgjime, përdorte një kord të fshehtë për të çorientuar hetuesit. Të gjithë ndodhen në qelitë e paraburgimit, në pritje për të dalë para gjykatësve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.