Duke u vlerësuar në 32.89 miliardë dollarë në vitin 2022, tregu global i streçeve pritet të arrijë një vlerë prej 57.97 miliardë dollarë deri në vitin 2031, sipas analizës nga kompania e kërkimit të tregut Groëth Market Reports. Analiza e të dhënave parashikon se 4 miliardë palë streçe do të prodhohen në vitin 2027.
Ndërsa markat më të mëdha të luksit në botë janë të gjitha të etura për t’u bërë pjesë e trendit, ku Prada, Loeëe dhe Moncler tashmë kanë bërë pjesë të koleksioneve të tyre edhe streçet.
Ky nuk është një biznes që lulëzon falë modës. Përkundrazi, vjen nga ‘oreksi’ i madh dhe në rritje për veshje fitnesi nga markat që kanë krijuar ndjekës besnik bazuar në qëndrueshmërinë dhe performancën.
Kohët e streçeve që humbasin elasticitetin e tyre gjatë larjes dhe krijojnë push kanë ikur dhe streçet në trend tani janë të bëra nga materiale të teknologjisë së lartë.
Marrim si shembull Vuori, markën në Kaliforni, streçet e së cilës shiten me pakicë midis 98 dhe 108 dollarë. Pëlhura e tyre është zhvilluar duke përdorur 75% materiale të ricikluara.
Ndërkohë, marka gjermane Hey Honey Yoga është një yll në rritje në botën e modës dhe kjo falë streçeve të palestrës të cilat shiten për rreth 120 dollarë.
“Klientët e markës kërkojnë më shumë sesa thjeshtë një veshje. Ato duan funksionalitet, materiale cilësore dhe të përshtatshme për stërvitjet e tyre. Duan streçe që janë pjesë e stërvitjes së tyre”, thotë Tomma Oeljeschlager, drejtoresha e markës.
“Që nga fillimi, fokusi ynë ka qenë në shtyrjen e kufijve në këtë industri që po lëviz shpejt”.
Ky është një sektor që përfshin edhe rrjetet sociale, ku dhe bëhet “lufta” më e madhe e markave që i shesin.
On! Running (1.4 milion ndjekës); Gymshark (6.7m); Lululemon (4.7m); dhe, sigurisht, Skims, (5.6 m) ideja e Kim Kardashian.
Gjithëpërfshirja është e rëndësishme
“Ka një audiencë të fortë që përqafon veshjet si Skims,” thotë Lucie Greene, eksperte e trendëve, duke shtuar se ky trend është i lidhur me jogën, fitnesin dhe kulturën e mirëqenies, por ka edhe audiencën e të rinjve të cilët kërkojnë rehatinë”.
Popullariteti i streçeve është i lidhur me gjithëpërfshirjen. Falë përmasave të zgjeruara nga markat globale streçet janë gjithëpërfshirëse për të gjitha llojet e trupit, në një mënyrë që kategoritë e tjera të blerjeve si xhins, nuk kanë qenë kurrë.
Markat sportive janë gjithashtu në treg, duke përfshirë Adidas, Puma dhe Nike. Kjo e fundit thotë se ka dyfishuar investimin e saj në "risi specifike për gratë" gjatë dy viteve të fundit për të ndihmuar ekipin e saj të kuptojë më shumë se kurrë më parë rreth trupit të femrës dhe streçet janë një pjesë kyçe e kësaj.
“Ne e dimë se streçet janë thelbësore për veshjet e një gruaje”, tha një zëdhënës i Nike për CNN.
"Ne kemi një mundësi për të ftuar më shumë njerëz të përjetojnë përfitimet e sportit dhe gëzimin e lëvizjes. Përfundimisht qëllimi ynë është të dizenojmë produkte që e bëjnë lëvizjen më të lehtë, që gratë dhe vajzat të ndihen të sigurta, komode, të bukura dhe të forta, të gjitha të mbështetura nga shkenca dhe inovacioni i jashtëzakonshëm.”
Burimi: CNN. Përshtati: Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.