Keshilla

Si të trajtoni fëmijët tuaj kur bëhen “agresivë”

Pyetje: Djali im gjatë gjithë kohës përpiqet të godasë dikë. Ndonjëherë është e qartë se ai është tepër emocional dhe i shfaq ndjenjat e tij të keqija në këtë mënyrë. Herë të tjerë nuk e kuptoj se çfarë.
Këtë mëngjes ai nuk donte të shkonte në shkollë, ndërsa vishej gjatë gjithë kohës përpiqej t’i gjuante motrës së tij. Ne nuk përdorim dhunë në shtëpinë tonë dhe nuk e di se ku ka mësuar këtë formë sjellje. Zakonisht ai kërkon falje më vonë por nuk di si të trajtoj në momentet që sillet ashpër. Si ta bëj që të kuptojë se kjo sjellje nuk është normale. Si të reagoj në ato momente?

Përgjigje: Kjo është një çështje me të cilën shumë fëmijë të vegjël përballen. Por pse ndodh ky fenomen?

Ne e dimë se kjo ndodh për shkak se ata mund të jenë të frikësuar ose nuk kanë vëmendjen e duhur. Le të përpiqemi të ndjehemi si ata.
Nëse dikush përpiqet të më ndërpres gjatë rrugës, në mënyrë të menjëhershme unë do tentoj ta godas, por logjika ime në atë moment më thotë “jo nuk duhet ta bësh, sepse ndoshta nuk ju ka parë dhe nuk ke pëse përkeqëson situatën”.
Por kur bëhet fjalë për fëmijën tuaj 6-vjeçar ne mund të kuptojmë qartë se kjo është mënyra se si ai menaxhon emocionet e tij. Arsyeja është sepse truri i djalit tuaj nuk është shumë i zhvilluar dhe nuk i logjikon shumë mirë veprimet që bën.
Disa nga shkaqet që shkaktojnë këtë sjellja te fëmija juaj janë.

Gjumi.
Pagjumësia ndikon në aftësinë për të çrregulluar emocionet tona, si të rritur ne e dimë këtë gjë shumë mirë. Kur ne nuk flemë mjaftueshëm, reagojmë ndaj kërcënimeve reale dhe të perceptuara. Ne nuk mund të qëndrojmë racional, ndihemi të sulmuar dhe mund të themi dhe bëjmë gjëra për të cilën pendohemi. E njëjta gjë ndodh dhe te fëmijët.
Çështjet neurologjike
Kjo mund të jetë një çrregullim i vëmendjes, hiper aktivitetit, çështjet e të mësuarit etj. Kur fëmijët rriten fillojnë të shohin një hendek midis sjelljeve. Papritmas djali juaj mund të jetë në telashe kudo që ndodhet.
Ankthi
Edhe një 6-vjeçar mund të ketë ankth. Në mjedisin e duhur ankthi dhe ndjeshmëria mund të rezultojë në sjelljen agresive të fëmijëve.
Teknologjia
Fëmijët janë shumë të përqendruar te lojërat dhe telefonat dhe aftësia e tyre për të rregulluar emocionet bie në mënyrë të konsiderueshme. Disa fëmijë janë më të ndjeshëm ndaj stimulimeve të ndryshme agresive dhe kjo mund të shkaktojë sjelljen e tij.

Ndjenja e pasigurisë
Kur një fëmijë ka një shpërthim normal për shkak të papjekurisë dhe zhgënjimit dhe kur ky fëmijë dënohet ose ndjehet i pasiguritë, kjo do të çojë në më shumë veprime të këqija.
Të gjithë fëmijët dëshirojnë dhe kanë nevojë për vëmendjen e prindërve dhe ata do të bëjnë gjithçka për ta marrë. Nëse ju i kushtoni vëmendje vetëm problemeve kjo është ajo që do merrni. E thënë më thjesht, nuk mund të presim që fëmija të rregullojë problemet e tij emocionale kur ne i ndihmojë për ti pasur ato.
Duket sikur po përdorni disa strategji efektive dhe të njohura për të ndihmuar në mënyrën se si sillen, por unë do t’ju inkurajoj që të përpiqeni ta kuptoni sjelljen para se ta trajtoni atë. Gjithçka që duhet të bëni është të bisedoni me mësuesin e tij dhe ta dërgoni tek një pediatër për të folur me të gjatë gjithë kohës. Sa herë që mund të bëjë sjellje të gabuara flisni me të në mënyrë të qetë. Nuk duhet ta ndëshkoni në moment, duhet t’i flisni rreth problemeve emocionale dhe t’i thoni që edhe të rriturit kanë probleme të tilla. Krijoni lojëra dhe aktivitete që ata mund të jenë qendër të vëmendjes . Uroj t’ia dilni.


Nga Meghan Leahy/Meghan punon prej kohësh, si trajnere e certifikuar për sjelljen e prindërve me fëmijët dhe është nëna e tre vajzave./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë